Ministri francez i Ekonomisë: Ekonomia e Rusisë do të kolapsojë pas sanksioneve tona

0
140

Rusia do të përballet me kolapsin e ekonomisë së saj si rezultat i sanksioneve perëndimore që ndëshkojnë Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë, tha të martën ministri francez i financave Bruno Le Maire.

 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj bankës qendrore të Rusisë, bizneseve të saj kryesore, oligarkëve dhe zyrtarëve, përfshirë vetë Vladimir Putinin, dhe kanë ndaluar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Sëift.

 

“Ne do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire për radion France Info. “Ne do të provokojmë kolapsin e ekonomisë ruse.”

 

Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire u drejtohet mediave pas një Këshilli të Mbrojtjes në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, në Pallatin Elysee në Paris, Francë, 28 shkurt 2022.

Rubla ruse ra në mënyrë drastike të hënën, megjithëse monedha e rimori veten pak të martën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here