21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit.
Shifrat janë konfirmuar nga gurvenatori i qytetit Oleh Synyehubov.
Ditën e djeshme raketat ruse goditën një ndërtesë qeveritare dhe zonat e banuara në këtë qytet.
Ndërkohë gjatë orëve të natës rusët sulmuan një spital ushtarak në Kharkiv.