‘Durrësi që ka mbetur peng i Dakos, ka mundësinë e mirë të zgjedhë Ardian Mukën’

0
136

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u ka dhënë disa arsye sot qytetarëve të Durrësit, pse ata duhet të votojnë më 6 mars,  Ardian Mukën për kryebashkiak të qytetit, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

“Durrsakët kanë mundësinë e mirë të zgjedhin bashkëqytetarin e tyre Ardian Muka, intelektual demokrat e sipërmarrës i suksesshëm, – shkroi Këlliçi në Fb dhe renditi: – Për të mbrojtur portin dhe trashëgiminë arkeologjike! Për t’i shpëtuar kaosit urban dhe lidhjeve të pushtetit lokal me krimin e organizuar! Durrësi ka mbetur peng i Vangjush Dakos! Vota juaj për Shtëpinë e Lirisë është votë për opozitën e vërtetë, votë për shpresë, ndryshim dhe fitore!” ka nënvizuar Këlliçi.

Mesazhin e ka shoqëruar me një portret me video të kandidatit të përzgjedhur me votat e vetë demokratëve të Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here