Erisa Xhixho: Padinë që sot Basha bëri ndaj Bllakos LSI e ka depozituar që në mars 2021

0
206

 Nga Erisa Xhixho

E turpshme që Lulzim Basha vijon ta përdorë partinë e tij si avokate mbrojtëse ndaj korrupsionit të Rilindjes me inceneratorët!

Ngritën një show në Komisionin Hetimor Parlamentar, duke regjizuar hetimin e korrupsionit, me modele gjyqesh televizive si ai i emisioneve të së dielës.
Tani show vazhdon me pseudo-hetuesit e Bravës që bëjnë padi në SPAK me logon e Bravës, duke kopjuar provat nga paditë e LSI.
Alqi Bllakon LSI e ka denoncuar që në Mars 2021! Basha zbatonte kontratën financiare të 17 Majit atëherë, e nuk ngriti zërin, duke lejuar grupin e inceneratorëve të blinte zgjedhjet me paratë e vjedhura!
Këto faktet në paditë e tanishme të PD, që shiten si zbulime të Komisionit, LSI i ka dorëzuar me kohë në SPAK, bashkë me një mori faktesh mbi përfitimet financiare dhe evazionin fiskal. Nëse Lulzim Basha do e kishte vërtetë luftën ndaj inceneratorëve, do të merrej me kompanitë që kanë kryer evazionin fiskal dhe fryrjen e kostove të punimeve.
Teksa jam e bindur se Lulzim Basha do vijojë shërbimin ndaj Ramës, duke kurorëzuar 17 Majin e dytë me një raport amnistues të krimit, si produkt i Komisionit Hetimor, mbetem shpresëplotë se Prokuroria Speciale Antikorrupsion, do jetë në lartësinë e duhur për të mos u mjaftuar me marrëveshjen politike Basha-Rama, por do godasë korrupsionin në nivelet më të larta dhe do ndjeki rrugën e parave…. këtë presin të gjithë shqiptarët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here