Prej disa orësh qyteti juglindor i Mariupolit po bombardohet në mënyrë të vazhdueshme nga forcat ruse.
Zyrtarët e qytetit ukrainas, pranë kufirit me Rusinë, frikësohet se një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën nga sulmet.
Nënkryetari i bashkisë, Sergiy Orlov thotë se një lagje buzë lumit, ku jetojnë rreth 130.000 njerëzve, përfshirë edhe babai i tij, është “pothuajse e shkatërruar plotësisht”.
“S’mund të numërojmë sa viktima ka atje, por besojmë se të paktën qindra njerëz kanë vdekur. Nuk mund të hyjmë për të tërhequr trupat”, tha ai në një lidhje telefonike për BBC.
“Ushtria ruse po sulmon me të gjitha armët e saj, si artileri, hedhje raketash, sulme me aeroplanë. Ata po përpiqen të shkatërrojnë qytetin”, rrëfen Orlov.
Ai shprehet se forcat ruse janë disa kilometra larg nga të gjitha anët.
“Ushtria ukrainase është shumë e guximshme dhe do të vazhdojë të mbrojë qytetin, por ushtria ruse vepron si piratët. Ata nuk luftojnë me ushtrinë e tyre, ata thjesht shkatërrojnë”, thotë Orlov.