Raporti i DASH/ Reagon Petrit Vasili: Qeveri droge, Edi Rama si Pablo Escobar

0
163

Në lidhje me raportin e DASH, Petrit Vasili ka reaguar për rezultatet negative në të cilat gjendej Shqipëria. Ai u shpreh se raporti vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është shumë i qartë dhe asgjesues. Madje e ka cilësuar Edi Ramën si Pablo Escobar.

Postimi i plotë:  
DASH i ve vulen; qeveri droge, Edi Rama si Pablo Eskobar!
Raporti vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike shume i qarte dhe asgjesues.
Ja te vertetat e medha qe DASH i vulos:
?“Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.
? “kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”
? trafikantet shqiptare: “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.
? Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,
? “grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.
?Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Keto jane te vertetat e qeverise rilindase te Edi Rames ku ky eshte kthyet praktikisht ne nje Pablo Eskobar ne karrigen e kryeministrit qe qeveris me para droge te ciles ja ka hapur dyert kater kanat dhe e mbron me polici e ushtri.
Asnje demagogji rilindase apo e cdo nderkombetari symbyllur nga ” halli”,nuk i fsheh dot keto dhe nuk shet dot më suksese imagjinare, qe ne realitet jane e kunderta: deshtime tragjike shkaterrimtare per vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here