Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka bërë një profil të Vladimir Putin dhe dyshimet që ka për sëmundjet nga të cilat ai mund të vuajë.
“Amerikanët e dinë që ky ka patur probleme të bullizmit, të dhunës në familje, është projektuar nga i ati si një njeri autoritar. Po ashtu edhe nga shoqëria, është kthyer në formën e një sociopati, sepse e shihni shëndetlig, si person që mund ta rrihnin. Kjo është arsyeja përse është drejtuar tek artet marciale. Edhe sot që është 70 vjeç, ai rri në palestër, merr suplemente. Ai shkon në Siberi dhe e bën këtë vetëm për të dalë në fotografi që bën jetë në natyrë të egër, pra është i gjallë dhe nuk do të vdesë kurrë. Është pjesë e çregullimeve madhore.
Asnjë president në Evropë nuk kërkon të fotografohet lakuriq, ky është i vetmi që e bën, për të treguar që kam forcë, kam muskuj dhe kam epërsi. Ky është kategorizuar si personalitet krafter, shumë i rrezikshëm, që kalkulon cdo gjë. Këta janë sipas teorisë së prospektit, sa më shumë synon të arrish, mund të kesh edhe shumë kosto. Ky e ka marrë parasysh edhe koston. Ky nuk kthehet mbrapsht, në asnjë lloj mënyre. Është shumë e vështirë edhe të negociosh me këtë. Ai flet si mesiah, për cdo gjë!
Bën ato format e kalimit nëpër rrugë që çon një autokolonë të madhe sikur është vetë aty. Kur autokolona bëri aksident, u pa që ai nuk ishte aty. Pra ka formën e paranojës.