Në një muaj kur festohet 23-vjetori i themelimit dhe 15-vjetori i bashkëpunimit me gjigandin austriak UNIQA Insurance Group, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria vjen me mundësi të arta për të rinjtë shqiptarë.
Konkursi InsurTech dhe workshop-et e kompanisë në disa prej universiteteve në vend janë një mundësitë që gjithësecili të tregojë dëshirën dhe aftësitë për të punuar në një sektor ende të pazbuluar plotësisht siç janë sigurimet.
“InsurTech” është projekti i SIGAL që ka si qëllim zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale dhe shfaqes së virtyteve të tyre në aksesimin e burimeve të ndryshme.
Qëllimi? Zgjidhje novative dixhitale për probleme unike në biznesin e sigurimeve.
“Në këtë 23 vjetor të themelimit të saj dhe 15-vjetorit të bashkëpunimit me gjigandin austriak të sigurimeve UNIQA Insurance Group, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA lançon konkursin për zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale, të titulluar “InsurTech – E Ardhmja që na frymëzon!”
“InsurTech” është projekti më i fundit i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon që synon zbulimin e talenteve të reja në botën dixhitale dhe prezantimin e zgjidhjeve dixhitale novatore për probleme unike në biznesin e sigurimeve.
– Nëse ti ke një ide novatore dhe origjinale…
– Nëse ti ke një ide të zbatueshme në botën reale të sigurimeve shqiptare sot…
– Jepi vetes mundësinë për të fituar çmimin e parë prej 1,500 Euro!
Konkursi përfshin edhe dy çmime të tjera:
Çmimi i dytë: 1,000 Euro
Çmimi i tretë: 500 Euro
Mos harroni! Afati i fundit për aplikim është data 15 mars 2022”, shprehet Ona Haxhiaj, shefe zyre pranë Departamentit të IT në SIGAL UNIQA.
Ne intervistuam gjithashtu edhe znj. Irma Shkrepa, Administratore e Institutit Ndërkombëtar Financiar për Banka dhe Sigurime (IFIBI), kompani nënkontraktore e SIGAL UNIQA, e cila do të jetë njëkohësisht edhe lektore e workshop-eve që kompania më e madhe e sigurimeve do të zhvillojë në universitete.
“SIGAL UNIQA Group Austria në demostrim të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë koorporative, si lider i sigurimeve në tregun shqiptar, në bashkëpunim me IFIBI-n, Institutin për Sigurime dhe Banka, ndërmarrin një tur në të gjithë universitetet e vendit për një fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe insetivimi në lidhje me produktet e sigurimit.
Fushata ka synim dhe objektiv informimin për produktet që prekin përditshmërinë tonë siç janë sigurimet e shtëpisë, sigurimet e mjeteve motorike, sigurimet e shëndetit por jo vetëm. Edhe planifikimet për skemat e pensionit privat në mënyrë që brezi i ri dhe jo vetëm të ndërgjegjësohen për opsionet që kanë për të ruajtur dhe për të mbajtur një standard më të lartë jetese në përditshmërinë e tyre”, tha ndër të tjera znj.Shkrepa.
Çdokush e ka mundësinë të bëhet transmetues i këtyre informacioneve kaq të dobishme duke nisur nga rrethi i tij familjar, shoqëror e duke siguruar kështu të ardhura nëpërmjet komisioneve të ndërmjetësimit që paguhen nga SIGAL Uniqa Group Austra.
Të rinj, studentë e pedagogë mund të përfitojnë nga kjo mundësi duke u bërë agjentë të SIGAL.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Për më shumë informacion:
WEB: https://sigal.com.al/insurtech/
E-mail: info@uniqa.al
WhatsApp: +355 68 606 2829