Të dielën merr udhë projekti që rikthen pluralizmin, shqiptarët i presin faturën dyshes Rama-Basha

0
122

EDITORIAL

Nëse përgjatë këtyre viteve Edi Rama ka rezultuar të jetë fituesi përsëritës i zgjedhjeve, pa mohuar ndihmën speciale nga elementët kriminalë dhe financat e narkove, është padyshim Lulzim Basha. Njeriu që ka bërë lojën e Ramës në çdo moment në këto 8 vite e gjysmë, duke i dhënë pushtet të pakufishëm kryesocialisti e ndërsa vetë dhe njerëzit pranë tij kanë përfituar financiarisht.

E ndërsa kjo dyshe vazhdon të sundojë shqiptarët, shpresa e vetme mbetet te “Shtëpia e Lirisë”. Vendi dukshëm ka nevojë për një opozitë të vërtetë që të ngrejë kryet e të luftojë ballazi super-mazhorancën e Ramës si edhe patericën e tij që mban emrin e Bashës.

Në këto kushte vota e kësaj të diele në 6 bashkitë e vendit merr një rëndësi parësor në këtë mision pë ringritjen e opozitës dhe rikthimin e pluralizmit në vend. Mbeshtetja e shqiptareve te ketyre 6 bashkive duhet te jete maksimale per “Shtepine e Lirise” si e vetmja sigel qe perfaqeson opoziten dhe ndryshimin e vërtetë.

Ditën e sotme në  mitingun përmbyllës në Shkodër, lideri histori Sali Bersha pohoi se shqiptarë do ti prenë biletën dyshes Rama-Basha.

“Sot në të njëjtën kohë dhe të njëjtën orë, pengmarrësi kishte marrë edhe pengun me vete, Lulzim Bravën. Ishte e shëmtuar të shihje se si kishin ardhur në ndihmë të njëri-tjetrit, por mjeranë të sigurtë se Shkodra do u presë faturën, Shkodra do të firmosë humbjen dhe dështimin e të dyve. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë demokratet dhe demokratët, votoni Bardh Spahinë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”. Rëndësi të jashtëzakonshme ka në datën 6 mars të marrim të gjithë pjesë në votim, të votojmë për pranverën e shpresës, të votojmë për t’i dhënë një shtytje të re të fuqishme revolucionit demokratik paqësor i cili do të rikthejë në Shqipëri pluralizmin, demokracinë dhe integrimin e vendit në BE. Dy ditë na ndajnë nga e diela, ti shndërrojmë ne këto dy ditë, në një përpjekje të madhe për takime me çdo mik familjar dhe të njohur ti bëjmë ftesën që të votojnë në bashkitë ku votohet në 6 mars dhe të mos mashtrohen nga hijet e Edvin Ramës dhe Lul bravës, të cilët kalojnë nga një skut në një tjetër, përpiqen të blejnë dhe shkelmojnë vullnete qytetarësh të lirë. Të votojmë ne për shpresën, dinjitetin tonë, të ardhmen më të mirë të Shkodrës dhe Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here