Protesta në Londër dhe Paris: Shpëtoni Ukrainën, mbroni Evropën

0
154

Disa mijëra protestues dolën në rrugët e Parisit për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Protestuesit u rreshtuan në rrugët e kryeqytetit francez duke mbajtur pankarta dhe duke valëvitur flamujt ukrainas teksa i bënin thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori ukrainas.

Mes tyre ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Francë, Vadym Omelchenko.

“Tani për tani çdo minutë në Ukrainë, forcat e armatosura ruse po vrasin civilë dhe fëmijë,” tha Omelchenko ndërsa marshoi së bashku me protestuesit e tjerë.

Edhe në Angli qindra protestues janë mbledhur në qendër të Londrës për të protestuar kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Duke mbajtur pankarta me shkrimin “Mbroni Evropën: Shpëtoni Ukrainën” dhe duke valëvitur flamurin blu dhe të verdhë të vendit, demonstruesit brohorisnin, “Stop Putin, ndalo luftën”.

Tubimi në sheshin Trafalgar të Londrës filloi me një lutje nga Kryepeshkopi Claudio Gugerotti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here