Trupat ruse marrin në kontroll spitalin psikiatrik 60 km larg Kievit, thonë mediet ukrainase

0
134

Ka raporte se një spital psikiatrik në një qytet 60 km (37 milje) në veri-perëndim të Kievit është marrë nën kontroll nga forcat ruse, duke bllokuar rreth 670 pacientë brenda.

Media ukrainase e lajmeve Hromadske thotë se guvernatori rajonal i Kievit konfirmoi se spitali në Borodyanka ishte marrë nga forcat ruse.

Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata,” tha Oleksiy Kuleba.

“Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet.”

“Këta janë persona me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme… shumë prej tyre janë të shtrirë në shtrat prej vitesh”.

Ai shtoi se kishte një shans që ndërtesa të mund të minohej, sipas Hromadske, shkruan BBC.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here