BBC, duke iu referuar burimeve britanike të Mbrojtjes raporton se trupat ushtarake ruse nuk kanë qenë të përgatitura për luftën në Ukrainë.
“Ata me të vërtetë menduan se po kryenin stërvitje ushtarake dhe nuk ishin të përgatitur për një pushtim”- deklaron burimi i BBC.
Një burim tjetër shton se presidenti Putin mendoi se kishte ushtrinë që kishte parë në Paradën vjetore të Ditës së Fitores në Moskë, por ndërkohë rezulton që ushtria e paradës nuk është një ushtri e krijuar për betejë.
Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Ëallace, akuzoi presidentin Putin për tradhti ndaj trupave të tij, duke i nxjerrë ato në rrugë për t’u vrarë apo për t’u braktisur në të ftohtë.
Trupat ruse, tha ai, ishin lënë në një vend ku “potencialisht mijëra mund të vriteshin”.