Lulzim Basha refuzoi të merrte përgjegjësi për rezultatin katastrofik në zgjedhje.
Ai ka humbur edhe mes shqiptarëve, por edhe mes demokratëve.
Një fakt tronditës vjen nga Bashkia e Shkodrës. Në KZAZ numër 2, në Qendrën e Votimit me numër 01199, kandidati i Bashës, Xhemal Bushati ka marrë vetëm 1 votë.
I bie që edhe komisionerët që kanë qenë si përfaqësues të zotit Bushati të PD-së të mos kenë votuar për të.
Kurse në KZAZ nr 2, Qendra e Votimit 0118, kandidati i Bashës, Xhemal Bushati ka marrë zero vota.
Një fenomen që demokratët e Shkodrës thonë se nuk ka ndodhur kurrë.