Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit; Për herë të parë në 30 vjet, PD forcë e tretë

0
144

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Partia Demorkatike ka dal forcë e tretë. Në zgjedhjet e 6 Marsit Partia Socialiste ka arritur të marrë 106 699 vota ose 55,6%, Shtëpia e Lirisë ka marre 60,223 vota ose 30.95 % dhe PD e Lulzim Bashës ka marrë 26,703 vota ose 13.4%, duke regjistruar kështu rezultatin më të ulët historik të kësaj force që nga themelimi i saj.  Ndërkohë nga zgjedhjet e 25 prillit PD e Bashës regjistron një rënie prej 26 %.

Pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të votimit për zgjedhjet e pjesëshme lokale në gjashtë bashki të vendit, kanë dalë dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Nga rezultati i përgjithshëm, ka rezultuar se Partia Socialiste ka marre ne total 106,699 vota ose 55,6% te totalit. Ndërkohë Koalicioni Shtëpia e Lirisë e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha ka marre 60,223 vota ose 30.9 perqind te votimit.

Ndërsa Partia Demokratike e udhëhequr Lulzim Bashës ka marre 26,703 vota ose 13.4%. nga përllgaritja rezulton se votat e djathta kane shkuar në masen 69,6 % per zotin Berisha dhe 29,4 per zotin Basha. Pra, mbi 2/3 e votuesve te PD -se qe kane shkuar ne zgjedhje kane preferuar Koalicionin Shëtpia e Lirisë dhe z. Berisha.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit Partia Demokratike humbi sërish për në këto zgjedhje kishte një rezultat prej 39.43 % të votave, e në këto zgjedhje ka shënuar nëj rënie prej 26 %, votues të cilëst kanë mbështetur Shtëpinë e Lirisë të udhëhequr nga Sali berisha që arriti të sigurojë rreth 31 % të votave në këto zgjedhje.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE NË 6 BASHKI

PARTIA SOCIALISTE

106,699 vota ose  55,6%

“Shtëpia e Lirisë”

60,223 vota  30.9 5 %

PD e Lulzim Bashës

26,703 vota 13.4%

 

Marre nga syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here