Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Klevis Balliu, Anëtar i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se të gjithë ishin kundër Sali Berishës, por ama Shkodrën e mori.
Sipas tij, Shkodra u fitua, por ama problemi është se nuk fitohet dot zgjedhjet sepse tashmë partia demokratike është e përçarë.
Balliu: Të gjithë ishin kundër Sali Berishës, por ama Shkodrën e mori. Në Shkodër fituam, por ama problemi është se nuk fitojmë dot zgjedhjet sepse jemi të përçarë. Nëse bëjmë zgjedhje dhe Berisha të mos kandidojë atëherë ato janë emërime. Edhe Basha të kandidojë, nuk i themi dot gjë të mos e bëjë. Nuk mund të përjashtohet dikush nga procesi sepse ti nuk njeh procesin. Çdokush që ka një kartë të PD-së duhet të kandidojë dhe ne duhet të bëjmë të mundur një proces të drejtë.