Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i kthehen parimit të “bashkekzistencës paqësore”, si në kohën e Luftës së Ftohtë.
Kjo është deklarata që citohet të ketë bërë Ministria e Jashtme e Rusisë të martën.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministria e Jashtme shtoi se ishte e hapur për dialog të ndershëm dhe reciprokisht të respektueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe se shpresa mbetet se normaliteti në marrëdhëniet midis dy vendeve mund të rikthehet.