Nga Artan Fuga/
Kur dëgjon deputetë të grupit të ish partisë demokratike si e trajtojnë disfatën e turpshme të Rrogozhinës, Peqinit, Rroskovecit, etj., dhe rrugët e daljes që kërkojnë, kam mall për deputetin Jenisheri!
Hiq katër a pesë, shoh se të tjerë syresh në logjikën e tyre politike që nuk kanë pikë turpi ta shprehin publikisht në media, për faqe të zezë u ngjajnë fëmijëve që i ka zënë nata në pyll e nuk dinë nga t’ja mbajnë.
Ndërkohë kanë militantët dhe elektoratin më demokrat në botë!
Pasi i gjuajtën me karrike, shkopa bejsbolli, xhama të thyer, i njomën me gaz lotësjellës si të ishin ukrainas, i pështynë nga kati i dytë në kokë, i përzunë me policë nga partia, tani habiten se përse këta që i rrahën, nuk u dhanë votat!