Protesta para Kryeministrisë, Shoqata e taksive: Nesër fikim makinat, bllokojmë rrugët

0
167

Në protestën që po mbahet këtë të mërkurë para kryeministrisë, kreu i sindikatës së taksistëve, Bilbil Cara, ka paralajmëruar protestë edhe ditën e premte.

Ai tha se të premten, makinat e taksistëve në Tiranë do të fiken dhe do të bllokojnë rrugën. Sipas tij, kjo bëhet për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

“Po vështirësohet jeta e të gjithë shqiptarëve. Në çdo cep të Shqipërisë. Taksistëve po ju bëhet puna e vështirë, s’po mbajnë dot familjet e veta. Nafta është shumë shtrenjtë. Shteti ynë nuk krahasohet dot as me Kosovën, Maqedoninë e Veriut kur taksistët marrin subvencione nga qeveria. Të premten ne do të dalim vetë në shesh, do të protestojën me makinat e fikura, do bllokojmë rrugët.”-tha Cara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here