Lideri historik i opozitës, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp të realizuar në këto momente ka paraqitur tre kushte në emër të Partisë Demokratike për të zbutur krizën e rritjes së çmimit të naftës, gazit dhe produkteve ushqimore në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij ai parashtroi këto kushte:
1.Heqjen e plotë urgjente të TVSH-së nga nafta dhe energjisë elektrike.
2.Rimbursim apo bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën energjitike.
3.Së treti, heqja e taksës së qarkullimit prej 270 lekë.
Pjesë nga konferenca:
Berisha: “Sot Shqipëria ka çmimet më të larta në Europë, përsa i përket naftës dhe gazit. Ndonëse, një vend prodhues i naftës në sasira të konsiderueshme, megjithatë shqiptarët paguajnë naftën sot rreth 2 euro në treg. Çmim ky, i cili është më i larti i regjistruar sot në Europë pavarësisht se rrogat e tyre janë 210 herë më të ulëta se në Zvicër, Gjermani apo Kroaci.
Ky çmim stratosferik i naftës sot që në bursë është 125 dollarë fuçia për naftën bruto nuk ka ekzistuar kur në vitin 2018 fuçia e naftës bruto në bursë luhatej nga 150-200 dollarë. E gjitha kjo, çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura me arbitratet, me kundër logjikë fiskale mbi energjinë, naftën dhe gazin. Kështu sot qeveria ka vendosur përveç TVSh-së, akcizës, vendosjën e taksës së qarkullimit, e cila ekzistonte në 70 lekë dhe u rrit në 270 lekë. Krahas tyre janë vendosur tarifa absurd, si ajo e kontrollit.
E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset. Në këto kushte, PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe energjisë elektrike. Kërkon rimbursim apo bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën energjitike. Së treti, kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekë dhe me këto levizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth, por meqënëse Ramës i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve siç bënte me covidin se do shihni kodra me kufoma, duhet të marrë këto masa të cilat rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë, sikundër në rast se spekullimi vazhdon, ndërhyrja shtetërore direkte në tregun e karburanteve mbetet si masa e fundit që nuk mund të përjashtohet për shkak të luftës.”