Nga Vojo Bregu/
Mendoj që ministria e Bujqësisë është ende në kohë pa filluar disbursimi i skemave mbështetëse, për ti ndryshuar ato dhe për tju përshtatur situatës emergjente aktuale. Skemat nuk mund të vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë.
Nuk mund të subvencionohet UBT për studime shkencore kur nuk do kemi grurë për bukë.
Nuk mund të subvencionohet bashkia për tregje blegtorale kur nuk do kemi më kafshë. Nuk mund të subvencionohet peshkimi me riparime anijesh, kur nuk do kemi naftë për anijet.
Duhet ulur pragu i nr të tufave për subvencionim për gjedhët dhe të imtat.
Duhen ndihmuar familjet e varfra me 1 ose 2 lopë të mbijetojnë këtë vit.
Duhet futur patjetër një skemë e re për mbjelljen e misrit!
E thënë shkurt, skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo subvencionim normal i bujqësisë.