Presidenti Ilir Meta reagoi pas situatës së krijuar me rritjen dramatike të çmimit të naftës.
Meta teksa poston videon e gazetarit Taulant Koplikaj nga Kievi, thekson se në Ukrainë, çmimi i naftës është 1 euro për litër, kurse në Shqipëri ka shkuar 2.2 euro.
Presidenti bën thirrje që të ndalet menjëherë kjo rritje abuzive e çmimeve.
Postimi i plotë:
Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
Në Slloveni 1.75 USD/litër
Në Kroaci 1.65 USD/litër
Në Rumani 1.6 USD/litër
Në Serbi 1.57 USD/litër
Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!