Berisha: Bashkëpunim me të gjithë deputetët, me kushtin e vetëm: votën e lirë

0
124

Duke folur për mediat, lideri historik i demokratëve Sali Berisha është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me situatën brenda PD-së dhe reagimet e deputetëve, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.Sali Berisha deklaroi se ka vetëm një kusht për bashkëpunim e secilin prej deputetëve: vota e lirë.

‘Respektoj mendimin e cilitdo. E kam theksuar se cili është qëndrimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës; hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë. Kjo është ajo çfarë mund të them.

Kushti i vetëm që mund të pranohet menjëherë është vota e lirë, nëse nuk pranohet ky kusht asnjë gjë tjetër. Nëna e nëna të të gjitha problematikave në Shqipëri është shkelmimi i votës së lirë.

Sigurisht që kam komunikim me çdo deputet të PD-së, janë deputetët të partisë’, – tha Sali Berisha gjatë deklaratës së tij për mediat nga Parlamenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here