Përfundon takimi në Turqi mes ministrave të Ukrainës dhe Rusisë! Lavrov: SHBA po krijonte armë biologjike në Ukrainë, BE dhe OKB nuk e dinin

0
176

Ka përfunduar takimi në Turqi mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në raundin e katërt të bisedimeve mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka dhënë një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun rus në Antalia të Turqisë.

Ai u shpreh se nuk pati marrëveshje për koridore në Maripuol, përveç atyre të caktuara.

Ndërsa ministri rus Lavrov u ndal te çështjet e diskutuara në takim.

“Ne kemi dhënë njoftime në mënyrë të vazhdueshme. Ne konfirmuam se iniciativa e palës ruse për të hapur koridore humanitare është në zbatim. Koha vendoset në terren.

Ne u kujtuam kolegëve tanë se në bisedimet e fundit në Bjellorusi pala ruse propozoi ide konkrete për dokumente ligjore. Pala ukrainase i mori këto ide në Kiev.

Për të rënë dakord me disa pika që do të zgjidhnin krizën ukrainase në pikëpamjen e sigurisë për kontinetin e Europës”, tha Lavrov.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here