Nga Brisida Shehaj/
“Doli kryeministri dhe tha: Nuk i ul taksat ky, sepse nuk si i ul. Duhet të kuptoni që ky e vjedh kaq shumë këtë buxhet, e ka zhytur kaq shumë në borxhe këtë buxhet, ka marrë aq shumë angazhime për këto konçesione, sa ky nuk e bën dot këtë gjë. Kaq e thjeshtë është historia. Dhe çfarë thotë, do bëj një bord dhe një pjesë të tij do bëj pronarët e kompanive të naftës, të atyre që na vjedhin. Por, jam dhe kurioze kë do përzgjedhë sepse administrata tatimore, po e drejtuar nga qeveria e Edi Ramës, 70% të tyre i ka çuar në prokurori për evazion fiskal, mashtrim, pastrim parash. Prokurorët dhe gjyqtarët mbyllin dosjet. Tani, ky zotëria këta do t’i marre dhe t’i fusë tek bordi? Do legjitimojë vjedhjen me bord ky? Dhe deri në ditën që ne mbetemi në pritje të marrim vesh se kush janë hajdutët, do t’i vendosësh në bord, që ti e di shumë mirë me emra e mbiemra ata hajdutë, për të cilët nuk fole kurrë ti. Nuk të pashë të denoncosh ndonjë prokuror apo gjyqtar që mbyll dosjen e këtyre të naftës apo të atyre ndërkombëtarëve që vjedhin naftën tonë apo të fliste për atë ministrin që shkarkoi, që vëllai i tij mori rafinerinë e mori dhe e bëri për skrap. Apo të fliste për bankat e nivelit të dytë, zotëri? Po nuk e bën ti këtë gjë. Nuk ia kërkon guvernatorit të bankës së Shqipërisë sepse i ke lejuar ti këta. Nxirr administratën tatimore në terren Edi Rama të bëje inventarët e kompanive të naftës dhe do i kuptosh aty. Po ti ndoshta i di këto se t’i ka thënë Tigri, por s’të leverdis ty e na shet dëngla ne se nuk e heq dot taksën ti. Si ta heqësh taksën? Ajo është e jotja në fakt.”