“Rama pasurohet, çmimet dyfishohen”- Qytetarët thirrje kryeministrit: Nuk mund të diskutojmë në rrjetet sociale, ja ku jemi këtu!

0
97

Më thirrjet “Rama pasurohet, çmimet dyfishohen” qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë para kryeministrisë. Ata i kanë kërkuar kreut të qeverisë që të ulë çmimet dhe taksat.

Ndërkohë i bëjnë thirrje Ramës që të mos diskutojë me njerëzit në rrjetet sociale, por flasë direkt. “Ne jemi këtu”, tha njëri prej protestuesve.

“Ne e pamë që pësoi një rënie, ju duhet ta kuptoni që nëse dje dolëm për ti ndalur, sot i kemi vënë përpara

Kjo qeveri duhet të lirojë naftën nga taksat që po i marrin frymën. Taksa e qarkullimit sot do të duhet të hiqet, për aq kohë sa jemi në krizë.

Ja ku jemi të gjithë, nuk mund të komunikohet nga rrjetet sociale. Ja ku jemi të gjithë”, tha protestuesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here