Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht numrin e votave që morën forcat politike në garën elektorale të 6 Marsit, në gjatë bashkitë e vendit.
Nga rezultati i zgjedhjeve Partia Socialiste fitoi pesë bashki, Vorën, Lushnjën, Durrësin, Rrogozhinën dhe Dibrën, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë fitoi bashkinë e Shkodrës, kurse Partia Demokratike nuk arriti të marrë drejtimin e asnjërës prej bashkive.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste mori 106, 703 vota në gjashtë bashkitë e vendit.
Ndërkohë që koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mori në 6 Mars, 60 223 vota.
Ndërkohë që Partia Demokratike në këto zgjedhje arriti të marrë në total vetëm 22 662 vota.
Në zgjedhje mori pjesë dhe partia Lëvizja e Re, e cila fitoi në total vetëm 99 vota.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin kanë rezultuar 4855 vota të pavlefshme.