Protesta e sotme në Korçë po shoqërohet me përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ku ata kundërshtojnë rritjen e çmimeve.
Qytetarët vazhdimisht tentojnë që të thyejnë kordonet e policisë. Disa herë ia kanë dalë. Rrugët janë bllokuar disa herë.
Në rrethrrotullimin e qytetit, atje ku po mbahet edhe protesta, janë bllokuar shumë mjete në trafik, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë.
Ndërkohë, protestës i janë bashkuar edhe fermerët e qarkut të Korçës.