Kurti mbyll 2 depo të spekullatorëvë të vajit: Do t’i ndëshkojmë ata që zhvatin në emër të krizës

0
110

Prishtinë – Gjatë aksionit të djeshëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Syri.net Kosova. Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se marketeve në fjalë u ka munguar dokumentacioni

“Mbyllen dy depo – njoftoi ai.– Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.

3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here