Të penduarit e Bashës kërkojnë falje? Ja pse Komisioni i Rithemelimit është PD e vërtetë

0
316

Lulzim Basha ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të japë dorëheqjen, pas humbjes së radhës, në zgjedhjet e 6 marsit e cila për herë të parë u rendit e treta në një garë zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se është në një proces reflektimi, duke kërkuar më shumë kohë.

Ndërkohë që shumica e grupit parlamentar të Partise Demokratike po kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes katastrofike të 6 marsit, ky i fundit nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Basha u tha drejtuesve të degëve locale të Partisë Demokratike, një pjesë e madhe e të cilëve janë të emëruar prej tij, se të gjithë mbajnë përgjegjësi për rezultatin dhe u ndal sërish tek metafora e tij e preferuar, vazhdimi i betejës!

Për të folur më shumë në lidhje me këto zhvillime të fundit ishin të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në një lidhje me Skype, Anxhela Malko, anëtare e Kryesisë së FRPD në Shqipëri, ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD dhe Fjoralba Dizdari moderatore / anëtare e Partisë Demokratike.

“Këto zhvillimet e fundit, unë kisha bindjen se barka do të mbytej nga brenda dhe pjesa tjetër e deputeteve do të bashkoheshin me Partinë Demokratike të vërtetë, besoj se Basha është në një moment kaotik jo më pak se ç’ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe, por presionin e ka shumë më të lartë dhe është në momentet e tij më të këqija politike dhe besoj se do mbahet mend shumë gjatë si dështaku më i madh në historinë e pluralizmit shqiptar”, u shpreh Anxhela Malko.

Fjoralba Dizdari: Këtu ka ndodhur një reflektim politik për të gjithë deputetët që kanë mbështetur Bashën deri tani. Ndoshta zgjedhjet e 6 marsit i bënë deputetët të kuptonin mbështetjen që ato kanë nga baza, e cila nuk është.

Me të gjithë dashurinë që kemi në për logon e Partisë Demokratike, dhe pse unë i kisha parë sondazhet dhe dukej që Partia Demokratike ishte dobët, gjithsesi doja të shikoja se si do dukej logoja e Partisë Demokratike se ka një lidhje emocionale mes anëtarëve të Partisë Demokratike dhe anëtarëve të saj.

Padyshim, që ka ndodhur reflektimi dhe për këtë pjesë ndihem mirë, sepse kjo do të thotë që do të shkojmë shumë shpejt në një unifikim të Partisë Demokratike.

Pyetur nga moderatorët nëse këta deputetë, duhen mirëpritur krahë hapur nga Komisioni i Rithemelimit, Malko u përgjigj:

Për mendimin tim nuk do të kishte asnjë problem që këta të bashkohen me pjesën tjetër të Partisë Demokratike por gjithmonë pendesën duhet ta kërkojnë me votë, pra duhet të jetë anëtarësia dhe vota që duhet t’i vlerësojë këto deputetë.

Për mendimin tim, pendesa me fjalë është thjeshtë një detyrë morale por është vota që duhet të përcaktojë fatin e tyre politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here