Ndërsa ka më shumë se 3 orë që po mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PD-së dhe të gjithë deputetët po i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës, ky i fundit nuk heq dorë nga ‘bunkerizimi’.
Deputetë demokratë që ndodhen në mbledhjen që po zhvillohet, kanë bërë me dije se Basha e ka rrethuar grupin parlamentar me mercenarë të shumtë, të cilët po u bëjnë presion deputetëve që të mos i dalin kundër.
Raportohet se mes këtyre mercenarëve ka pasur edhe një përplasje me një prej deputetëve që ndodhet në mbledhje i cili ka pasur qëndrime të ashpra ditët e fundit.
Mercenarët janë përplasur me Ervin Salianjin dhe ka pasur edhe tone të ashpra mes tyre. Ka qenë ndërhyrja e deputetëve të tjerë që kanë qetësuar situatën, duke mos shkuar në një përplasje më të ashpër.