Aktivisti Arbër Kola gjatë deklaratës së tij në protestën masive të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të ulur çmimet stratosferë të ushqimeve dhe naftës ka treguar se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga përshkallëzimi i protestës aq sa edhe ka blinduar dyert e kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, ai përkujtoi edhe protestën massive të studentëve në vitin 2019, teksa cilësoi “Paktin poër universitetin” një mashtrim të Edi Ramës.
“A e shikoni frikacakun si e ka blinduar Kryeministrinë? Edvin Rama është i tmerruar nga fuqia e revoltës qytetare, nga shqiptarët e lirë, përshkallëzimet e protestës. Aq i tmerruar është ai saqë kërkoi një dialog në 2019-tën studentëve. Pakti për universitetin ishte një mashtrim. Edvin Rama është një mashtrues kronik. Protesta jonë do të jetë kryelartë dhe stoike. Protesta jonë do t’i dalë për zot Shqipërisë.”