Mesazhi i një protestuesi përpara godinës së Qeverisë:
“Qeveria që i shërben oligarkëve, nuk mund t’i shërbejë popullit. Edi Rama justifikohet se jemi në krizë, por këtu kriza është e përditshme. Ne e pamë si e menaxhoi krizën e tërmetit, kur paratë e rindërtimit ua dha patronazhistëve!
Ne e pamë si e menaxhoi pandeminë, kur vdekjet këtu arritën dyfishin e mesatares në Evropë. Ndaj sa herë ndodh diçka nëpër botë, ne këtu vdesim për bukë.
A e dini ju se gjysma e shqiptarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, më pak se 6 mijë lekë, kurse miliona euro kjo qeveria ia paguan përditë disa të arratisurve nëpër botë?!
Koha është sot! Dita është sot! Ose e shporrim Edi Ramën me oligarkët që këtej, ose do na pinë gjakun. O sot o kurrë!”