Ramës as nuk i’a ndjen për protestat: Më vjen turp që në Shqipëri protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë

0
138

Kryeministri Edi Rama thotë se ndihet i turpëruar për protestat në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një dalje për mediat nga zyra e tij në Kryeministri, Rama thotë se Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe Europës ku po protestohet.

“Sot më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Që kërcimi i lartë i çmimit te naftës është pasojë e luftës këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe pastaj ata të tjerët që dëgjojnë nga ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestat që ta tregojë ndjeshmërinë e saj thellësisht sociale, këtë e tregojnë shumë gjëra, por së fundmi e tregon më troç se çdo gjë tjetër fatura juaj e energjisë. Fatura e energjisë së çdo familje shqiptare dhe të çdo biznesi të vogël”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here