Shqipëria në kërkim të opozitës

0
174

Nga Artan Hoxha

Mandati i tretë i Rilindjes, i fituar, por i pa merituar, ndërsa natyrshëm solli më shumë arrogancë e shpërfillje qeveritare ndaj problemeve thelbësore të shoqërisë, solli edhe pështjellim, dobësim deri krizë e konflikt të brendshëm në kampin e opozitës demokrate. Për kompensim, shoqëria po kërkon forma alternative të opozitarizmit krahas kërkesës vijuese që opozita partiake demokrate ta zgjidhë krizën e brendeshme.

Mandati i tretë i Rilindjes, 74 mandate parlamentare (pa llogaritur 3 mandate të Tom Doshit në Shkodër) e që i japin mundësinë të qeverisë e vetme, u fitua me forcën e pushtetit të përdorur abuzivisht e masivisht, që siguroi shtesën e nevojshme të votave të cilat iu shtuan votave solide të elektoratit të thekur majtist që duket se nuk ka asfare ndjeshmëri ndaj zullumeve të qeveritarëve të vet dhe i voton ata pa mëdyshje. Për të keqen tonë e të veten gjithashtu.

Fitorja e Rilindjes u ndihmua nga gafat e Lulzim Bashës, qoftë ato të lidhura drejtpërdrejt me zgjedhjet 2021 si nxjerrja me vonesë e ekipit në fushatë dhe difektet e tij, organizimet e tjera të minutës së fundit, personalizimi i fushatës tek vetë Lulzim Basha (ndërkohë që pretendohej se ofrohej modeli i liderit normal që punon në ekip), bashkëveprimi i dobët me LSI etj, qoftë ato të bëra gjatë viteve si lënia e menjëhershme e mandave parlamentare pa vlerësuar pasojat apo mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore 2019, aq më shumë tentativa për pengimin e tyre.

Këto të fundit në fakt ishin sakrifica të mëdha të pranuara gjerësisht nga demokratët si akte të domosdoshme për t’i dhënë mundësi liderit të tyre Lulzim Basha të forconte imazhin e vet si lider i akteve të forta dhe aksioneve të mëdha, imazh që i ishte rrënuar nga humbja e thellë e vitit 2017 pas një bashkëqeverisje një mujore përgjatë zgjedhore, të pamoralshme e të panevojshme, me Edi Ramën kryeministër dhe sulmit total po aq të pakuptimtë në atë fushatë zgjedhore ndaj LSI.

Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit dhe insistimi amerikan për largimin e Sali Berishës nga skena politike, shkaktoi një tjetër traumë të rëndë në opozitën demokrate që, kombinuar me humbjen zgjedhore, thuajse e shushati fare atë e i dha të tjera flatra të pamerituara qeverisë.

Ndërkaq, vendimi i Lulzim Bashës për “ngrirjen e marrëdhënieve të deputetit Sali Berisha me grupin parlamentar demokrat”, bërë pa dëshirë por nën presionin amerikan sipas tij, në vend që ta ligështonte më shumë opozitën demokrate, si për mrekulli, e nxori atë nga shushatja verore dhe nxiti rigjallërimin. Pika e kthesës dhe nisja e fazës së parë të ringritjes.

Pas një procesi intensiv rreth 6 mujor, opozita demokrate, e pa ndarë de jure, përbëhet sot de facto nga dy pjesë: i) fraksioni demokrat i drejtuar nga Sali Berisha, që u mbështet nga shumica dërrmuese e anëtarësisë partiake, së fundmi edhe nga afro 70% e elektoratit trandicional demokrat në 6 bashkitë ku u bënë zgjedhjet e pjesshme; ii) fraksioni demokrat i drejtuar nga Lulzim Basha që u mbështet nga pakica e anëtarësisë, rezulton sot edhe nga pakica e elektoratit tradicional, por që, për paradoks, falë mbështetjes abuzive të sistemit politiko-shtetëror e me bekimin amerikan, mban selinë e logon dhe ushtron të drejtat ligjore që i takojnë fraksionit demokrat maxhoritar të Sali Berishës.

Anomalia e opozites partiake demokrate tronditi shoqerine e cila e ndjeu vakumin opozitar dhe, me reagimin qe shperfaqi ne zgjedhjet e 6 bashkive, krahas sinjaleve te tjera pararendese, tregon se kerkon qe opozita partiake demokrate te rigjeje normalitetin e te rikthehet se me shpejt ne detyren e vet paresor – perballjen opozitaro-politike me qeverine.

Kjo po ndodh. Kthimi ne normalitet i opozites partiake demokrate po hyn ne fazen e dyte. Hapi i pare i kesaj faze te dyte eshte kerkesa per lenien e postit te kryetarit te PD nga Lulzim Basha, bere thuajse nga te gjithe deputetet demokrate qe e mbeshteten ate para e deri me 6 mars. Mes ketyreve, pjesa me e madhe e kuptojne se maxhoranca dhe minoranca ne ate parti jane te qarta tashme e se duhen ndrequr rolet e permbysura abuzivisht e me ndihmen e pushtetit, duke i hapur rrugen keshtu normalizimit, bashkimit dhe fuqizimit.

Disa ende bejne sikur nuk kuptojne situaten, raportin e forcave dhe rezultatet e deritanishme te vendimeve te marra e vijojne te bien ne absurd, pasi absurd eshte kur, ndersa ke marre vendim per perjashtimin e Sali Berishes, te kerkosh qe doreheqja e Lulzim Bashes te kushtezohet me moskandidimin e Sali Berishes. Po aq absurd eshte ky kushtezim nese vijon ta konsiderosh fraksionin Berisha minoritar, po aq e me

me shume absurd nese e njeh mazhoritetin e atij fraksioni. Por keta duket se, thjeshte e vetem, duan te zevendesojne Lulzim Bashen ne krye te “PD-se se vules”e kjo te mbetet sic eshte. Me pas, te dale ku t’i dale.

Ndërsa presioni shoqëror është i fortë dhe demokratët do ta gjejnë, në një mënyrë a tjetrën, rrugën e rithemelimit të shëndetshëm të opozitës së tyre partiake, më demokratike e më të hapur, vakumi opozitar demokrat ka bërë që shoqëria të kërkojë edhe zgjidhje të tjera alternative.

Keto kohe shoqeria ka rritur angazhimet e veta spontane opozitare ndaj qeverise. Kjo ka ndodhur se pari se qeverisja rilindese ka qene me arrogante, me pak humane, me shume abusive, me pak efektive. Eshte fakt gjithashtu se aksionet spontane shoqerore ne opozite te forte me qeverine kane shoqeruar te tete vitet e qeverisjes rilindese (shume me shume se 8 vitet e qeverisjes demokrate) por, njeherazi keto aksione kane qene me te forta e me te shpeshta ne intervalet kohore kur edhe opozita partiake demokrate ka qene me e dobet.

Kjo nuk eshte koincidence. Shoqeria nuk mund te pranoje vakum opozitar, e nese e konstaton, ne nje menyre a tjetren, do ta plotesoje ate. Kete proces po e shohim live edhe keto dite ne protestat shoqerore, spontane e te fuqishme, mbi cmimit e naftes. E, nese opozita partiake demokrate nuk do ta gjeje vetveten atehere, nga opozita spontane shoqerore do linde me patjeter edhe opozita e re partiake dhe e organizuar.

Shqipëria po kërkon opozitat e saj, partiake të organizuar, shoqërore spontane. Urojmë t’i gjejë të dyja, të paktën njërën, larg qoftë asnjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here