Ndërkohë që në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit po mbahen protesta kundër rritjes së cmimit të naftës dhe produkteve të shportës, kryeministri Edi Rama ka ikur në Turqi.
Ai do të marrë pjesë në forumin diplomatik të Antalias. Me të mbërritur aty Rama ka postuar video teksa pritet nga Erdogan, me të cilin është përqafuar.
“Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Tre ditë më parë kur nisën protestat në Tiranë, kryeministri ndodhej në Dubai bashkë me disa ministra për turizim, për të marrëpjesë në një panairi.