Kur proteston kundër babëzisë dhe pangopësisë së pushetarëve dhe oligarkëve s’është turp por akt patriotik

0
126

Qytetarët protestojnë prej ditësh para zyrës së tij për rritjen e çmimeve, por kryeministri i quan të turpshme këto protesta. “Bombat dhe raketat bien në Ukrainë kurse këtu lufta paraqitet me faturat. Të diskutosh këtë është të turpërosh vendin tënd, kombin tënd në sy të të gjitha vendeve të tjera”, tha Rama.

Ne fakt kryeministri qe ka 9 vite qe mban kolltukun e tij ne saj edhe te ndihmes se ish-kreut te deshtuar e te shitur te opozites, nuk ka faj qe e quan turp protesten kunder rritjes abuzive te çmimeve. Sipas Rames, qytetaret duhe te ulin koken dhe te pranojne çdo verdikt qe ju sjelle marreveshja mes tij dhe oligarkeve. Por kjo kete here nuk po ndodh z.Rama!

E mbani mend si tha ne fillim Rama kur cmimet e karburanteve shkuan deri ne 270 leke per liter; “Ne nuk kemi gje ne dore, eshte treg i lire”.

Por sapo qytetaret u ngriten dhe u rebeluan mbi pangopesine e pushtetareve dhe oligarkeve, Rama ndryshoi emndim dhe madje ngriti komitet kontrollues mbi çmimet.

Ndaj z.Rama, nuk eshte turp te protestosh kunder babezise se pushtetareve. Te ulesh koken do te thote te pesosh gjithnje e gjithmone. Te protestosh e rebelohesh do te thote te fitosh me force te drejten e vjedhur nga te korruptuarit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here