Pensionistja në protestë: Kam ardhur për një vepër bamirësie, do i fal pensionin tim Linda Ramës

0
118

Mes qytetarëve që po flasin në protestën para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve, ka folur dhe një pensioniste, e cila tha se ka ardhur për të bërë një vepër bamirësie dhe se pensionin e saj do ia falë bashkëshortes së kryeministrit.

“Kam ardhur në protestë të bëj një vepër bamirësie. 2 milionë lekë mua më duhen për analiza, ilaçe dhe vizita. Pensionin e kam 70 mijë lekë të vjetra. Kam ardhur t’i fal pensionin tim Linda Ramës. Se unë me pension as nuk ha e as nuk pi, as nuk laj ujë e as nuk laj drita”, tha protestuesja pensioniste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here