Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi përgjegjësinë për bombardimin e bazës ushtarake ukrainase në Yaroviv, pranë Lvivit, të dielën. Sipas saj, Qendra Ndërkombëtare për Siguri dhe Ruajtjen e Paqes po përdorej për të magazinuar aty armatime që i vinin Ukrainës nga jashtë si dhe për të stërvitur mercenarët e huaj që luftonin për Ukrainën.
Gjithashtu, një zëdhënës i ministrisë tha se Rusia ka vrarë deri tani 180 mercenarë të huaj në Ukrainë dhe arritur të shkatërroj një numër të madh armatimesh.
Rusia ka përsëritur disa herë se mercenarë të huaj po luftojnë në Ukrainë kundër ushtrisë së saj, sipas Moskës në këtë grup ka edhe shtetas nga Shqipëria apo Kosova. Të dy shtetet e kanë të ndaluar me ligj pjesëmarrjen në konflikte të huaja të armatosura.
Nga ana tjetër, Moska pranoi të fusë në Ukrainë rreth 16 mijë të huaj nga Lindja e Mesme, të cilët i quan “vullnetarë” që duan të luftojnë krah saj.