Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar serish lidhur me situaten ne PD, ku ka pohuar se Basha nuk mund te vendose rregulla per te percaktuar se kush do vije pas tij.
“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbes largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!
Zgjedhjet nuk i humbên demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu!
Për interes të Partisë Demikratike shumica e gupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin!
Vota ishte kundër tij!”