Kryetari i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, mbështet idenë e krijimit të një komisioni të përbashkët me Foltoren për bashkuar demokratët.
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve mësohet se ai i ka thënë Bashës së nëse Foltorja nuk pranon, ky komision e drejton PD deri në zgjedhje.
Ndërkohë vendimi i 9 shtatorit për Berishën sipas tij nuk ndryshon.
Agron Kapllanaj: Ne duhet të gjejme një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thote dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frikë të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë. Zgjidhja? Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD.
Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët, 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat Foltores të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.