Pas Pekinit edhe Moska e mohon: Nuk kemi kërkuar ndihmë nga Kina për operacionin ushtarak në Ukrainë

0
97

Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës dhe është në gjendje të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë më vete, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ai shtoi se të gjitha planet e Rusisë në Ukrainë do të përmbushen plotësisht dhe në afatet kohore të përshkruara.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, kishin thënë se Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake për të ndihmuar në pushtimin e saj.

Kremlini tha gjithashtu sot se SHBA-ja dhe BE-ja po përpiqen të tundojnë Rusinë për të sulmuar qendrat kryesore të popullsisë në Ukrainë, duke shtuar se ata i konsiderojnë sjellje të tilla si një “provokim”.

Moska gjithashtu “i ka kushtuar vëmendje” vërejtjeve të SHBA-së dhe BE-së që sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është “i kënaqur me rrjedhën e operacionit special ushtarak në Ukrainë”, tha Kremlini.

Në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, Peskov tha se “efektet e luftës ekonomike kundër Rusisë do të minimizohen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here