Rusia bombardon aeroporte, banesa dhe stacione metroje. NATO përgatitet

0
125
Firefighters work in an apartment building damaged by shelling in Kyiv, Ukraine, Tuesday, March 15, 2022. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Sot është dita e 20 e luftës në Ukrainë. Sipas raportimit të të dërguarit tonë në Kiev, Artur Bibe që prej agimit Rusia ka shpeshtuar bombardimet. Një kompleks banesash u godit këtë mëngjes duke shkaktuar vdekjen e 4 banorëve. Po ashtu u bombardua edhe metroja e Kievit.

Bombardimet në periferi të Kievit kanë nisur sërish dhe po vijojnë me intensitet të lartë. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në Kiev thotë se në këtë moment po goditet zona veriore, ndërsa luftime të ashpra vazhdojnë në Irpin,Volodon dhe Antonov.

Nderkaq katër persona u vranë kur një ndërtesë 16-katëshe në Sviatoshynskyi, një zonë banimi në Kiev u bombardua nga forcat ruse. Më parë u raportuan vetëm 2 viktima. Një goditje tjetër në një ndërtesë tjetër në të njëjtin rreth shkaktoi dëme të vogla, thanë shërbimet e urgjencës.Të paktën katër ndërtesa në zonat e banuara në të gjithë kryeqytetin ukrainas – në lindje, veri dhe perëndim të qendrës së qytetit – u goditën nga sulmet ruse brenda një ore të së martës në mëngjes.

Nga ana e saj NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë britanikë, një aeroplanmbajtëse, një destrojer dhe një nëndetëse sulmi me energji bërthamore në Norvegjinë, anëtare te aleancës që ndan 200 km kufi tokësor me Rusinë. Trupa nga 28 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut po marrin pjesë në stërvitjen që do të zgjasë rreth një muaj. Ajo është pagëzuar me emrin Pergjigja e  Ftohtë, dhe zhvillohet vetëm disa qindra kilometra larg kufirit rus, ndërsa që forcat e Vladimir Putinit vazhdojnë të bëjnë luftë në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here