Deputetja Dhurata Çupi deklaron se dorëheqja e Lulzim Bashës do t’i shërbente Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Klan News, Çupi shprehet se lideri historik i PD, Sali Berisha ka mbështetjen e strukturave, ndërsa shton se lëvizja e tij ka për qëllim ngritjen dhe bashkimin e partisë.
Dhurata Çupi shton gjithashtu se pret që pas reflektimit, Lulzim Basha të marrë vendimin për t’u larguar, pasi sipas saj, kriza në PD ka arritur kulimin.
“Mendoj që lëvizja e Sali Berishës kurrë s’ka pasur qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike. Përkundrazi i besoj lëvizjes së tij në kuptimin e ngritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike.
Nuk e mendoj, asnjë anëtar i strukturave të Partisë Demokratike nuk e ka menduar që nuk ka mbështetje zoti Berisha në strukturat e Partisë Demokratike. Ka mbështetje në strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen për të mirën e Partisë Demokratike.
Ne urojmë që të shkojmë drejt kësaj, të ketë tërheqje. Basha ka deklaruar se është në reflektim e sipër, presim vendimmarrjen e Bashës. Kriza e thellë është në kulmin e vet, nuk ka ku të shkojë“, u shpreh deputetja e PD, Dhurata Çupi.