Studentët e FSHS dhe FSHN në Tiranë, si dhe ata të Universitetit të Korçës, kanë bojkotuar për disa minuta mësimin këtë të martë.
Ata ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat e sistemit arsimor, ndërsa bënë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kundër rritjes së çmimeve.
Studentët e disa fakulteteve këtë të martë kanë bojkotuar për disa minuta mësimin në shenjë proteste, për shkak të situatës së vështirë ekonomike, por edhe problematikave të sistemit arsimor.
Studentë të fakultetit të shkencave Sociale në Tiranë kanë shpalosur kërkesat e tyre ndaj qeverisë, teksa ngritën shqetësimin edhe për mosfunksionimin e kartës së studentit.
Paralajmërime për bojkot të mësimit ka pasur edhe në Korçë.
Pas kongresit të zhvilluar nga studentët e Universitetit të Korçës, ata i dërguan një listë me kërkesat e tyre rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit, e nëse nuk gjejnë zgjidhje, do të ketë protesta dhe bojkot të mësimit nga ana e tyre.
Të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të folur më shumë rreth kësaj proteste ishin , AUREL KUJTIMI, student Shkenca Politike UET/aktivist i studentëve , ARJON KUÇUKU, student viti i II i Mjekësisë së Përgjithshme/ aktivist pjesë e protestës, ALBINA RUKO, aktiviste e Organizatës Politike/ studente Masteri Fakulteti i Shkencave Sociale, DORJAN BEQIRI, Kryetar i Këshillit Studentor Fakulteti i Shkencave të Natyrës si dhe REDON MEKSI, avokat/ aktivist.
Albina Ruko rendit dhe njëherë kërkesat që ata i kanë parashtruar Kryeministrit.
Ne përveç se student jemi dhe qytetarë të këtij vendi dhe normalisht që dhe ne na pret rritja e çmimeve, rritje e cila është në barrë të të gjithëve. Më 2018 studentët kanë pasur një sërë kërkesash ku ndër to ishte dhe ulja e tarifës së masterit gjë e cila nuk është bërë. Një kërkesë tjetër e jona ka qnë marrja pjesë në bordet e administrimit. Po mbi të gjitha ulja e çmimeve , pasi ne jetojmë në këtë vend dhe blejmë çdo gjë të nevojshme.
Ndërsa Aurel Kujtimi , u shpreh: Padyshim që tarifa e shkollës as nuk duhet të paguhet për aq kohë sa çmimi i jetesës ësht rritur goxha. Unë jo më larg se sa dje kam qenë bashkë me një kolegen time ku pashë nga afër disa supermarket shumë të mëdha ku çmimet janë rritur për çdo profukt nga 40 apo 50 lekë. Dhe për aq kohë sa çmimt janë kaq, sigurisht që nuk duhet paguar as tarifa e shkollës. Shteti duhet të marrë masa për studentët që atyre të mos ju bie barra e rritjes së çmimeve mbi shpinë. Kjo është e padrejtë sepse jo çdo product po vjen nga Ukraina apo Rusia. Aq më tëpër për studentët ku pjesa më e madhe e tyre merr një rrogë diku tek 250 mijë lëkë të vjetra. Heqja e tarifës ër studentët është pika kyçe dhe duhet bërë me patjetër.
Arjon Kuçuku student I mjekësisë, gjithashtu theksoi se për aq kohë sa nuk do të marrin një përgjigje nga ‘lart-madhnia’ kërkesat vazhdkojën dhe rriten.
“Çdo ditë që kalon listës tonë të kërkesave ju shtohet një kërkesë e re, sepse ne jemi popull apatik, që vështirë se dalim në protesta , ama nëse reagojmë , reagpjmë ashtu siç duhet dhe për aq kohë sa kjo është një prtestë e qytetarëve çdo kërkesë e tyre do i shtohet listës tonë të kërkesave. Kryeministri duhet ta dijë se sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë shtohet lista e kërkesave tona.”
Dorjan Beqiri: Normalisht ne kemi qenë që nga 2018 në vahdimësi pë rpërmisrësimin e jetës univertsitarë dhe nga kjo rritje çmimesh një grup I veçante që preket shumë nga kjo rritje çmimesh janë dhe studentët të cilët janë në prtoestë por nuk kanë qenë në mënyrë të organizuar. Dhe ne e pamë të arsyeshme që në t’I bashkohemi kësaj proteste në mënyrë të organizuar dhe ditën e djeshme kemi mbajtur një qndrim ku fillimisht dolëm më 3 kërkesa.
Dy prej tyre janë bazike, këto kërkesa i drejtohen Ministrisë së Arsimit dhe patjetër dhe Kryeministrit.
Pika e parë është përgjysmimi I tarifave për ciklin e dytë të studimeve.
Tarifat e masterit shkencor janë të larta përsa I përket tarifave të tjera të ciklit të dytë në vendet e rajonit. Është një shumë më shumë se 160, 000 lekë të reja.
Aboneja studentore gjithashtu është një pikë tjetër, dhe ne kërkojmë që kjo të hiqet fare dhe mund të behet lehtësisht nga Bashkia.
Pyetur nga moderatorët nëse këkesat e tyre ngelen veç rreth ekonomisë dhe nëse ato janë të kënaqur me cilësinë e arsimit, ata u shprehën:
Arsimi është një nga sektorët më jetikë dhe pot ë jetë në nivelet më të mira të tij ka prapë nevojë për përmirësim. Ne jemi munduar të kemi kërksa bazike për përmirësimin e cilësisë dhe ditën e djeshme kemi kërkuar dhe një pikë të trretë që ka të bëjë më përfaqsimin e studentëve në bordin e administrimit.
Cilësia nuk është në nivelin e duhur po në të ardhmen ne gjithmonë diskutojmë për nivelin e cilësisë. Nuk ka pasur një zgjidhje që prej 2018-tës. Kjo kërkon një organizim shumë masiv që nuk mungon por duhe të jenë pika të prekshmë nga vetë studentët.