Rusët e pamëshirshëm vazhdojnë bombardimet, godasin teatrin ku strehoheshin mbi një mijë njerëz

0
116

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Mariupolit ka postuar disa imazhe të teatrit të qytetit ukrainas, i cili në një video shihet i përfshirë nga flakët.

Qendra kulturore, ishte kthyer në  një vendstrehim për qytetarët ukrainas të cilët kishin humbur banesat e tyre gjatë bombardimeve ruse, gjjithashtu në të ndodheshin dhe shumë refugjatë.

Sipas autoriteteve ukrainase, aeroplani rus hodhi një bombë në ndërtesën ku ishin fshehur qindra banorë të Mariupolit. Ata theksuan se ky është një veprim tepër mizor dhe se ishte i qëllimshëm prej rusëve sipas tyre.

Këshilli në një postim në “Telegram” deklaron:

“Është ende e pamundur të vlerësohet përmasat e këtij akti të tmerrshëm dhe çnjerëzor, sepse qyteti vazhdon të bombardojë zonat e banuara. Dihet se pas bombardimeve u shkatërrua pjesa qendrore e Teatrit të Dramës dhe hyrja e strehës në ndërtesë u shkatërrua. Nuk dihet sa njerëz vdiqën nën rrënoja. Tani ka beteja të ashpra. Askush nuk mund të shkojë në rrënoja, nuk e dimë nëse ka të shpëtuar. Dhe më e keqja është se nuk mund t’i nxjerrim nga rrënojat. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël”, thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here