Të shtunën protestë masive në Tiranë, Rama humb qetësinë dhe fyen: Janë militantë nga rrethet! Turp!

0
134

Njoftimi i protestës masive ditën e shtunë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore, ka sjellë reagimin e Edi Ramës.

Kryeministri ka shpërthyer në fyerje në Twitter, madje duke i quajtur protestuesit si militantë partie që do të vijnë nga rrethet në Tiranë.

Rama ka përsëritur dhe refrenin se protestat qytetare kundër abuzimeve me çmimet i sheh Kremlini me admirim, teksa në Ukrainë po ndodh lufta.

Postimi: 
Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here