Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas arrestimit të bujshëm të këngëtares Elsa Lila si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.
Paloka shprehet se tani Rama mund ta propozojë Elsa Lilën për deputete të PS ose për ministre pasi i plotëson kriteret.
Deputeti Paloka më tej thotë se kur Elsa Lila ishte këngëtare e famshme, Rama nuk e kandidoi për deputete edhe pse ajo në atë kohë u bë pjesë e grevës së urisë në bulevard.
“Kur Elsa ishte një këngëtare e famshme dhe e dashur për shqiptarët, Rama nuk e kandidoi për deputete edhe pse ajo në atë kohë u bë pjesë e grevës së urisë në bulevard!
Arsyeja ? Nuk plotësonte kriterin kryesor të Ramës.
Tani Elsa i plotëson të gjitha kriteret për të qenë jo vetem deputete por dhe anëtare e kabinetit qeveritar me Ramën.”-shkruan Paloka në rrjete sociale.
Kujtojmë se arrestimi i Elsa Lilës u bë gjatë mëngjesit të sotëm nga policia italiane, pas një hetimi ndaj një grupi shqiptaro-italian, në lidhje me trafikun e drogës. Antimafia italiane e akuzon këngëtaren e njohur shqiptare, si njeriun që mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.