Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dërguar për shqyrtim dhe miratim një relacion në Kuvend, në të cilin kërkohet një gjithëpërfshirje e forcave politike për ta bërë më të thjeshtë procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë relacion ajo ka theksuar se ky proces ka qenë i ngadaltë pasi është bërë viktimë e taktikave dhe objektivave politike të partive të veçanta.
Relacioni:
RELACION PËR “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”.
Bazuar në nenin 81 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 68 të Rregullores së Kuvendit, u paraqit pranë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim projektligji për “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”.
Objektivi i kësaj nisme ligjore është realizimi i një gjithëpërfshirje sa më të plotë, të forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm.
Procesi i Integrimit Europian në Shqipëri nuk ka ecur në ato ritme që të gjithë do të donim, ai ka shënuar ngadalësime të mëdha dhe shpesh herë, është bërë viktimë e taktikave dhe objektivave politike të partive të veçanta.
Interesi politik i ditës ka influencuar negativisht dhe në mbajtjen e qëndrimeve të unifikuara dhe konsensuale, shumë tëdomosdoshme për një ecuri pozitive të tij.
Është fakt, që në të gjitha momentet kyç të tij, qoftë nga përmbyllja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, apo Marrjes së Statusit si Vend Kandidat, apo vetë procesi i çeljes së negociatave për anëtarësim, të gjitha këto momente, janë shenjuar nga vonesa, të cilat kanë ardhur si pasojë e konfliktualitetit politik, e që kanë bërë që të humbasë kohë e çmuar dhe sigurisht vendi ynë mbetet larg familjes europiane, ku i takon të jetë.
Duke vlerësuar sa më sipër, qëndrimi i vetëm politik i cili i shërben konsensualitetit dhe evitimit të ngërçeve politike të panevojshme, e të dëmshme, është gjithëpërfshirja. Sistemi ynë politik dhe zgjedhor, kanë krijuar një traditë parlamentare politike me përfaqësim të disa partive politike në Kuvend.
Parlamentishqiptar, nuk është përfaqësuar në asnjë prej legjislaturave të pluralizmit, vetëm me dy parti politike, por, ka qenë vazhdimisht me një përfaqësim shumëpartiak.
Edhe vetë fryma dhe gërma e ligjit 15/2015, ka në thelbin e tij gjithëpërfshirjen, ku në pikën 1 të nenit 6, shprehimisht thuhet:
“Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian, që ngrihet pranë Kuvendit, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcavepolitike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.”
Bazuar në këtërealitet, tëqartëdhe tëpakundërshtueshëm, ështëtashmëobjektivedhe e pashmangshme, se gjithëpërfshirjaedhe përfaqësimi politik në këtë Këshill Kombëtar për IntegriminEuropian, mundtërealizohetvetëm duke garantuarpërfaqësimin e secilës parti parlamentare të përfaqësuar nëKuvend me deputetë.
Në këtë mënyrë, të gjithë faktorët politikë, duke qenëpjesë e KëshillitKombëtar IntegriminEuropian, do tëmund tëjapinkontributin e tyre, porgjithashtu do tërealizojnëedhe përfaqësimin e elektoratitshqiptar, qëi ka votuar për tu përfaqësuar nëKuvend.
Ndaj, kyndryshim qëpropozohet, jo vetëm plotëson njëboshllëk politik, porsigurongjithëpërfshirjenrealedhekohezionin e plotëparlamentar, për një çështjemadhore qëibashkon tëgjithaforcatpolitike, siçështëintegrimiteuropianiShqipërisë.
Ky ndryshim, ështënjëmesazhshumëpozitiv, nëdrejtim tëkohezionitdhegjithëpërfshirjesaq tëmunguar nëgjithë këto vitedherealizimin e përgjegjësisëmaksimale tëçdo force politikeparlamentare nëprocesin e IntegrimitEuropian tëShqipërisë.