Laureta Nikolli, banore e “5 Majit” është gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit me 12 milion lekë për ndërtim pa leje.
Sot ishte seanca në Gjykatën Administrative, ku ajo deklaroi se pavarësisht kësaj nuk do të dorëzohen për të kërkuar të drejtën e tyre.
“Nuk do të dorëzohemi, nuk ka asgjë që na step sepse jemi në të drejtën tonë. IMT gjobiti me 12 milion lekë. Seanca e radhës është më 4 prill dhe shpresojmë që gjoba të anulohet.
Ne do të vazhdojmë edhe me kallëzimin penal, për mënyrën si janë bërë arrestimet. OPGJ ka firmosur për gjashtë akuza, ndërkohë që janë vetëm 4”, tha Nikolli në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të seancës.