Abuzoi me fondet e BE, pranga ish-kryeministrit bullgar

0
126

sh-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov është arrestuar nga autoritetet bullgare mbrëmjen e së enjtes, në kuadër të një hetimi të kryer në bashkëpunim me zyrën e prokurorit të BE, për shpërdorim fondesh.

Ministria e Brendshme bën me dije se mes të arrestuarve të tjerë janë dhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goravon, ish-kreu i komisionit parlamentar të Financave, Menda Stoyanova, si dhe këshilltarja e Borissov për mediat, Sevdalina Arnaudova.

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here